VETĖM PĖR SHQIPTARĖ
TË DHËNAT  
  Shtëpia (HOME)
  BOJKOTONI SËRBIN
  Fjal të Urta , Thënie
  GJERGJ FISHTA
  KANUNI
  SYRETAT E MI ...
  Libri i Vizitorve
  SALLA - VIP
  Kontakt
  LIDHJE (LINKS)
Faqja asht ende në punim. çdo ankesë ose koment të drejtohet te KONTAKT
KANUNI

                  Kanuni   
             simbas botimit
                SHKODER
SHTYPSHKROJA  FRANÇESKANE 
                     1933
               
FAMILJA
Kreu i Dytë
Ndertimi i Familjes
Nye i nandët
Familja e Kuptueme në vedvedi

§. 18. Percaktimi i familjes.

Familja âsht nji të mbledhun gjymtyrësh, të cillët gjallsin nen nji kulm, qellim i të cillvet âsht të shtuemt e gjindes nper mjet të martesës, të mkambunit e tyne kah zhvillimi i shtatit e kah zhvillimi i mendes e i shises 1).

§. 19. Pjestarët e Familjes

Familjen e perbâjn gjindja e shpìs; si të shtohen këta, dahen në vllazní, vllaznija në gjiní, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashkut permbledhen në nji Familje mâ të hapët, e cilla quhet Kóm, e kan nji atme, nji gjak, nji gjûhë, e doke 2).

§.20. Tagri, perlimi e detyra e të zot't të shpís.

Mbas Kanunit, sundimi i shpís i perket mâ të vjetrit nen kulm të shpís i perket a se vllaut të parë; po s' paten ato vetí, qi duhen per me krye ket zyre si e lypë detyra, atbotë zgjidhet kuvendisht prej shpijakve njaj, qi të jét mâ i mêçem, i urtë e mâ kujdestár.
Zot shpije mundet m' u bâ edhè nieri i pamartuem.
1 zoti i shpis ká tager:


1 ) me ndêjë në krye të vendit në shpí të vet, edhè pse gjinden mà të vjeter se ky në shpí;
2 ) mbí armët e veta, edhè njiqind qese n' i bàshin; mbí kál të shalës; mbí shtrojë e mblojë të veten; mbî veglat e kafes, e këto sende as kanuja e dahes s' i pershîn;
3 ) mbí fitime të gjindes së shpis, të rrogës e të të falmve;
4 ) me blé, me shitë e me ndrrue tokë, sí arë, livadhe,xâna (ograja), prozhme, rendin e vadës, gjâ të gjalla e rêmet:
5 ) me dhânë e me marrë uhá e me hî dorzânë:
6 ) me ndreqë shpija, ksolla, vithna, etj;
7 ) me çue në në pûnë a në shtek gjinden e shpís;
8 ) me çue gjinden e shpís per pûntorë uhá e edhè falë;
9 ) mbí vênë e rakí, a me blé a me shitë a me dhànë uhá;
10 ) me ndeshkue gjinden e shpís, kúr mos të hecin si e lypë e mara e shpís.

Ndeshkimet jànë njikëto:

a ) Me lânë pá hànger;
b ) Me u hjekun armët e krahit e të brëzit per nji a dý javë;
c ) Me lidhë e me burgosun në shpí;
d ) Kryekcyemin me e dá shpijet me pjesë, qi i perket, per me shporrë shnjerzimin e rrezikun.

11 ) Me hî dorëzânë kush i shpís pertej se i bân arma; me shitë, me blé a me ndrrue gkà pá lêje të zot' t të shpís, ká tager mos m' u pergjegjë, se Kanuja s' e xên per të zakonshme as të shitmen, as të blemen as të ndrrumen e as dorëzanín këso dore. e çdo send a gjâ do të shkmehet, se â' bâ pá lêje të zot't të shpís.

§. 21. Perlimi e detyra e të zot't të shpís.

1 ) M'u perkujdesë per të marët e gjindes e të shpís;
2 ) Me mbajtë në frê gjinden e shpîs të mos t'í sjellin ndo 'i dâm a rrênim;
3 ) Me prí mâ i parí në pûnë, qi i perkasin vehtjes së tij;
4 ) Me mbajtë sý mbí tokët, të mos të mos të jesin djerr; mbí tufë të gjâs s' gjallë, të mos praptohet e mara e sajë;
5 ) Me pûnue me mend e urtí mrenda e jashta shpijet e të mos t' a çojë kah rrênimi e fika shpín.
6 ) M' u perkujdesë per veshë e mbathë të gjindes së shpís prej fitimive të shpís;
7 ) Me mbajtë udhen e drejtsis në shpí, e mos me i a mbajtë krahin mâ teper njênit se tjetrit;
8 ) M'u blé armët djemvet, kur të shofë se jânë bâ per 'to.

§. 22. Tagri i së zojës së shpís.

E zoja e shpís ká tager:

1 ) Mbí të gjitha sendet, qi bâhen në shpí;
2 ) Me dhânë a me lypë uha miell, bukë, krypë, djathë a tlyen;
3 ) Me i urdhnue grát e shpís, me i çue per ujë, per drû, m' u çue bukë pûntorvet , me ujë, per drû, m'u çue bukë pûntorvet, me ujét ( me vaditë), me bajtë pleh, me korrë a me mihé a me qirue.

§. 23. Perlimi i së zojës së shpis.

E zoja e shpís ká:

1 ) Me bâ gati mjesditen e darken, me zie, me ndreqë tryezen e me dá haenat;
2 ) Me i a vû menden bylmetit të mos të shkojë dâm:
3 ) Mos me shitë, as me blé a me ndrrue gjâ pá lêje të zot't të shpís. E zoja e shpis s' gatuen, s'shkon per ujë, s' bán drû, as pleh,as me ujët as me korrë a me qirue, as bukë m u çue pûntorvet;
4 ) Me shikjue drejtsin në të ndrequn të gjindes e të fmive të shpís; mos me i a mabjtë krahin kuej mâ teper se tjetrit:
5 ) E zoja e shpis do të perkujdeset per fmí, sá të janë në pûnë grát.

§. 24. Tagri i gjindes së shpis.

Gjindja e shpís ká tager:

1 ) Me hjekë të zo'n e shpis pér në pashin se nuk pûnon per të mirët e shpis a i çon kah fika;
2 ) Me hjekë të zojen e shpís, per n' u raftë per sýsh se brancon, a shet gjâ tinëz
- edhè nji kokerr voejet me kênë - a n'u mbajtë krah fmivet të vet mà teper se të tjervet.
3 ) Mbí armët e veta seicili; munden me shitë, me ndrrue, a me lânë pêng, por se s' kan tager me lypë tjetren në shpí;
4 ) Mbi qé ká tager bulku, qi i nget; me i ndimue kuej a uhâ a falë pá pasë nevojë per lêje të zot' t të shpís;
5 ) Mbí tufë dhênsh ká tager bariu, qi i ruen; i zoti i shpís s' ká tager me i u perzie në ket zyre; para se të shese gjâ a të prese ndo 'i kambë berri, bariut do t'i thotë, e ky e din se çë farë berri a lope âsht per t' u hjekë.

§. 25 Perlimi i gjindes së shpis âsht:

1) Mos me i hî dorzânë pá lêje të zot't të shpís;
2 ) Munden me hî dorëzânë edhè pá e pvetë të zo'n e shpís, porsè per aq, sá u bân arma, se kjo âsht e vehtja;
3 ) Nuk munden me i shkue kuej per pûntorë pá lêje të zot't të shpís;
4 ) Nuk munden me shtë as me blé as me ndrrue gjâ;
5 ) Gjindja e shpis nuk munden me mundshtue të zo'n e shpís në pûnët e shpís a të krahit;
6 ) Me ndigiue, e me shkue gjithkund t' urdhnoje i zoti i shpis;
7 ) Kuej t'i a njese gishtin i zoti i shpís me dalë n' ushtrí, do dale;
8 ) Granija jânë në detyrë me pûnue per shpí: po u teproj koha, si të lirohen prej punve të shpís, munden me bâ punë doret të vetat.


Nye i Dhetët

Familja e kuptueme në Katund e në Flamur.

§. 26. Tagri i Familjes.

1 ) Ka tager e zâ në kuvend të katundit;
2 ) Ka tager në pjesë të giobës së katundit;
3 ) Ka tager në kujrí të katundit;
4 ) Ka tager me mârrë më ndore kêdo;
5 ) Ka tager me prî me ûnë zjarmi e me spatë në të djegun të nji shpije në fis të vet;
6 ) Ka tager me pri giobtarvet në vathë të fisit të vet;
7 ) Me rá në ndo 'i faj të randë shpija, per të cillin i shkon ndeshkimi i ûnës së zjarmit e i spatës, as katundi as Flamuri s' mund vêjë dorë më rrênim pá prí vetë fajtori.

§. 27. Perlimi i Familjes.

a) në Katund:
1 ) I zoti i shpís do të pergjigjet per çdo dâm, qi t'i bâjn kuej gjindja;
2 ) Do të dalë në katund gjith sá herë të mblidhet katundi;
3 ) Do të çojë pûntorin në pûnë, qi ká katundí rrethas;

b) në Flamur:
1 ) Do të dalë në kuvend të Flamurit kúr të thirren << Burrë per shpí >>;
2 ) Do të pergjigjet rrethas me katund per << dý hae bukë >> djelmvet të Flamurit;
3 ) Do të lajë 400 grosh giobë Derës së Gjomarkut per çdo vrasë;
4 ) Do të dalë n' ushtrí të Flamurit.

PETICION  
   
SALLA-VIP  
  SALLA-VIP në Bruksel
Argëtim , Muzik & Knaqsi
100% LIVE - 100% SHQIP
çdo të SHTUNË
http://www.sallavip.com
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden