VETĖM PĖR SHQIPTARĖ
TË DHËNAT  
  Shtëpia (HOME)
  BOJKOTONI SËRBIN
  Fjal të Urta , Thënie
  GJERGJ FISHTA
  => CUBAT
  => OSO KUKA
  => P R E J A
  KANUNI
  SYRETAT E MI ...
  Libri i Vizitorve
  SALLA - VIP
  Kontakt
  LIDHJE (LINKS)
Faqja asht ende në punim. çdo ankesë ose koment të drejtohet te KONTAKT
OSO KUKA

Argumenti   

Më nji mbledhje Avdi Pasha, me dredhi,
ankohet per mizorí e rrenime qi Vulo Radoviq-i
kishte nisë të krynte në Vraninë.
Sunduesi "turçeli" i Shkodrës, vetë i pá - djalë,
nuk gjenë nji búrr shqíptár të zonë me i dalë perbáll të Malziasit.
Oso Kuka, djalë shkodranë veshtron fjalën e Pashës,
por kur ky pohon se Shqipnija kishte mbetë në vasha (çupa),
i vlon gjaku, nëxehet dhe mendon të qesë në Pashën.
I urti s'ngutet. Ndalë dorën, por s'mund pritet pa folë.
Provon se Shqipnija ka djelm si zana,
të gatshëm kurdoherë me dekë ku t'i lypë Mbreti,
Atdheu, Kanuni, Besa e Feja.
Ai vetë zotnohet me u provue me Cubat e Knjazit
dhe me u a ndalë hovin ose me u shkrí në flakë të barutit.
Në krye të javës Oso Kuka me 40 djelm të zgjedhun,
"veshë e mathë e m'armë shterngue - thue se krushq po duen me shkue",
rreshtohen më nji lundër në grykë të Buenës dhe nisen per Vraninë.         
                                                          
OSO KUKA                          

Zot, ç' ká thánë njaj Avdi Pasha:
Paska mbetë Shqypnija m' vasha,
Qysh se s' léka mbrendë nji djalë,
N' at Vranine mue sod me m' dalë,
N' at Vraninë, m' at t'zezë terthore,  5
Kû mbe'n shkret sá armë mizore,
Kû mbe'n djerr sá tokë gratçore,
Kû mbe' n vithnat pa bagtí,
Veç prej cubash t' Malit t' Zí,
Qi po vrasin djelmt e rí,    10
Qi po mârrin lopët me viça,
Qi po presin dhênt me ogiça,
E po djegin kulla e stane,
E po thájn kaq zêmra nane!
Eh! po,knjazi ke Cetina    15
Ka lshue cubat kah Vranina,
Per me vrá atà e per me pré,
Per me djegun gur e dhé,
Veç si t, nisë degamë me né;
Pse dushmani âsht tue ndersy,   20
Tokët e Mbretít per me i msý,
Per me i msý e me i rrembý.
Nji djalë m' voter t' m' ishte llâ,
Paçë m' i a lânë t' âmen me fshâ,
Paçë m' i a lânë motren me kjá:    25
T' mjeren moter, ehu! pá vllá,
E n' Vraninë un kjeçë tue e qitun,
Cubat knjazit per m' i a pritun.
Por mue djalë nuk m' ká qillue;
E n' Shqypní nji djalë drangue,   30
T' cillit mos t' i dhimet jeta
Per Daulet e troje t' veta,
Fort kerkova e s' mund e gjeta.--
Kshtû ankoi Pasha turçelí.
Oso kuka paska ndí:    35
Paska ndí,po,e kênka idhnue:
M' sylah doren paska çue:
Me qitë m' Pashen ká mendue.
Por i urti kurr nuk ngutet,
Prej burrnís e jo prej tutet,    40
Prandaj Osja ndali doren,
E as m' e xjerrë s' e xuer mizoren,
N' fletë t' sylahit çatallue;
Veç pá folë s' mujt me u durue:
Avdì Pashë, tha, mâ kadalë!    45
Mos e thuaj dý herë at fjalë,
Se, per Dî'n e per Imâ'n,
T'bâj qi t' kjajë e zeza nânë!
T' bâj qi t'kjajë pa <<exhel>>tý nâna;
Pse n' Shqypní ká djelm si Zâna,    50
Qi per Mbret e troje t' veta
Nuk u dhimet gjâja as jeta:
E kû i lypë besa e burrnija,
Kû i lypë Mbreti e i lypë Shqypnija,
Kta mâ t' parët jânë n' fushë t' mejdanit,  55
Kta mâ të rrebët janë n'ballë t'dushmanit:
Janë çelik per tef t' taganit.
Marre vedit kurr s' i lâmë!
Pá ksulë m' krye pa opingë në kâmbë,
Na per Mbret e per Atdhé    60
Per kanû, per besë e Fé,
S' druem me rá nder pré të thyeshme,
S' druem me msý kalát e rrmyeshme:
E kahdo qi t' bjerë Shqyptari,
Shkon rrufeja tue e ndezë zhari,   65
Pushkë e besë pse na la i Pari.
E ti tash vjen ktû e na thue:
Se n' Shqypni nji djalë drangue,
Qi per mbret e troje t' veta
Nuk i dhimbet gjâja as jeta,    70
Fort kerkova e s' mund e gjeta...
Por s'ké faj; pse zâni i zí
Aj ká dalë, po, per Shqypní,
qysh se erdh Pasha turçelí,
Qse edhè t ' hujve sod Shqyptari    75
Qiri m' kambë do t' rrijë qyqari,
Si punue né s, na ká i Pari...
Por po i lâm tash na kto fjalë.
Në Vraninë, qe , un jam tue t' dalë,
Cubat Knjazit me t'i a ndalë.    80
Veç t'i lypi un dyzet vetë,
Dyzet vetë, po, djelm të letë,
Qi të desin kû t' zatesin:
Si mund t'léjn veç e n'Shqypn';
E po t' ap besen e Zotit,    85
Se, pa u djegë un n' flakë t' barotit,
S' ká me u lshue per t' gjallë Vranina.
Avdì Pasha kênka çue,
Osos doren ká shterngue:
Aferim, bre,ti Oso Kuka!    90
Se tý t' thotë fjala edhè duka
Qi ké lé nji sokol malit.
Zgidh kû t' jetë, po, pika e djalit,
Edhè del ti n' at rranxë boke:
N' at Vraninë, kû t'zezat loke,   95
Qi kan mlue, ehu! djelmt e rí,
Qi kan kthy rejat n' gjiní,
Janë tuj t' pritë si drita diellin.
Foli Pasha. Buzës s' Cukalit,
N'krye t'javës, dielli kur u çue,    100
Per me shndritë mbí kobe të shekullit,
Kû e perbuzne shuen e drejta,
Qafës s'Kalás, qe, çeta e Osos
Po mêrr rrugen kah Vranina.
Çetë e vogel, por kreshnike:    105
Dyzet vetë mâ s' janë me t' njehun:
Djelm te zgiedhun n'mal e n' vrrî,
Jo per dukë e per pashí,
Por per zêmer e trimní:
Oso kuka na u ká prî.    110
Oso Kuka, 'i rrfé prej qiellit,
Shoq nuk ká kah vrân e kthiellet.
A she' i herë, ka' i bje sokakut,
Se ç' m'i bâjn t' gjith tungjatjeta!
Se ç' permnershem xheverdarja    115
M' i flakon mbí sup të krahit,
Si ajo rrfeja n' natë thellimit!
N' fletë t' sylahit--- folé bollash
Çatallue i ká dý kuburet:
T' mnershemet motra t' t'idhtë taganit,    120
Qi ndermjet u rri kercnue.
Veshë e mbathë e n'armë shtrengue,
Shtatin div, e sý' n si zhgjeta,
Oso Kuka n' jelek arit,
Pash e m' pash po i bjen pazarit.   125
Njitë mbas tij vjen shpata e dekës,
Soko Tona i Gurit t' Lekës;
Soko Tona, si Valbona,
Larg permendë m' kto male t' ona,
Si per bukë n' shpí t' tij të ngranme ,   130
Si per pushkë e besë të dhanme.
Thonë se i ká nja trí nishane,
Trí nishane, me fermane
Per sherbim qi i baka Mbretit
Ktej e andej valen e detit.    135
Mbrapa i shkonin qa' i biri i t' mirit,
Taro Pllumi i Jegumirit.
Mandej vînë dý rê mizore,
Dy djelmoça prej Zagore:
Kaçel Doda e Kerrni Gila:    140
Rritun mocë si karajfila.
Ehu! bre Oso, Oso-rrfeja,
Ç' kan me t'namë dý vasha t' reja:
Ç' kan me t' nam dý bija nane
N' ato mrize e n' ato stane,    145
Kúr, kercunat, kan me ndí,
Se ke zgiedhe dy dhandrra t' ri,
Me i perpjekë me Mal të Zí.
Po a thue e njef njat kime-zí,
Qi e ká ballin si siní,    150
Qi e ká sýnin si duhí,
Qi i ká shpatllat si nji arí?
Aj âsht Çoku i Mar Kolë Dinit
Prej Kabashit t' Dukagjinit:
Trim i çartun, trim si Zânë,    155
I pá tatë edhè i pá nânë,
Dy gur njitë, thonë, s' i ká lânë.
Per mbas ktij vjen çeta tjeter,
Do mâ t' rí, do prap mâ t' vjeter,
Por t' gjith mocë me trimëní:    160
Me trimní e me bujarí:
Veç, per dukë e per pashí
Dán mâ n' shâj njaj Jup Qehaja,
Galo Keqi e Sinanaja,
Vuksan Gjeli e Met Zeneli;    165
E nder t'gjith-- porsì hýll drite,
Preng Markola prej Mirdite:
Lypë per pushkë ky e per pleqní
Q' mêrr prej Shkodre e n'Peshkopí.
Veshë e mbathë e m' armë shtrengue:   170
Thue se krushq po duen me shkue:
Nja mbas nja'i po i bien Pazarit,
Si ajo rê qi prej Tivarit
Njitet zí terthoreve t'ona,
Per me shkrepe ndokahe t, e vona:     175
Edhè kapen m' at breg Buene,
Kû n' nji lunder u rreshtuene.
Vend n' at lunder t' gjith kur zune,
Rrqase âsht lundra e veli u nde,
Edhe nise âsht porsi rê,    180
Tuj çá valen nper Liqê:
Tuj çá valen kah Vranina,
Kû po bâte nâm Cetina.

PETICION  
   
SALLA-VIP  
  SALLA-VIP në Bruksel
Argëtim , Muzik & Knaqsi
100% LIVE - 100% SHQIP
çdo të SHTUNË
http://www.sallavip.com
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden